Ballina Shëndeti Koronavirusi “Kura që mund të sjellë ndryshimin e madh”, Britania teston ilaçin që...

“Kura që mund të sjellë ndryshimin e madh”, Britania teston ilaçin që garanton imunitet të menjëhershëm ndaj Covid-19

Shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë një ilaç të ri që mund të sjellë ndryshimin e madh në luftën ndaj pandemisë koronavirus.

Medikamenti mund të ndalojë që personat e ekspozuar ndaj Covid-19 të zhvillojnë infeksionin apo që të sëmuren rëndë.

Raportimi vjen nga media të ndryshme të Britanisë së Madhe si BBC dhe Guardian. Sipas shkencëtarëve, terapia me antitrupa krijon një imunitet të menjëhershëm dhe mund të kryhet si trajtim emergjence te pacientët e shtruar në spitale dhe te kategoria e riskut.

Medikamenti është zhvilluar nga Kolegji Universitar Spitalor I Londrës dhe AstraZeneca. Koktejli me antitrupa mund të garantojë një mbrojtje ndaj koronavirusit për një periudhë nga 3 deri në 12 muaj. Nëse aprovohet, do të përdoret fillimisht te personat që janë ekspozuar ndaj virusit në 8 ditët e fundit.

Studimi që përfshin spitale të ndryshme britanike dhe një rrjet prej 100 pikash në të gjithë botën. Nëse merr aprovimin e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë i disponueshëm në masë që nga marsi ose prilli.

Autorët e eksperimentit thonë se mbrojtja e menjëhershme që garanton ilaçi, mund të luajë një rol thelbësor në reduktimin e impaktin të virusit deri në vaksinimin e të gjithëve.