Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, u bë i pari zyrtar më i lartë në SHBA që është vaksionuar me vaksinën Pfizer për koronavirus.
Ai mori dy dozat e para të vaksinës në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive të Eisenhower të Shtëpisë së Bardhë, dhe Klan Kosova ju sjellë pamjet e momentit.
Pence po e shoqëronte gruaja e tij Karen dhe kreu i Kirurgjisë Amerikane, Jerome Adams.
Në deklarimet më pas, Mike Pence e quajti vaksinën ”të sigurt dhe efektive” dhe shtoi se shpejtësia me të cilën ishte zhvilluar ishte një mrekulli mjekësore.
”Ndërtimi i besimit te vaksina është ajo që na sjell këtu këtë mëngjes”, tha ai, përcjellë Klan Kosova.