Edhe një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Doktori Nexhip Berisha, ka ndërruar jetë sot i konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit Afrim Avdaj.
“Po, ka qenë i konfirmuar me COVID-19. Ka qenë i hospitalizuar. Ka qenë i intubuar dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë”.
Avdaj i cili ka qenë shok i studimeve me doktorin e ndjerë, i ka bërë një dedikim këtij të fundit me rastin e shkuarjes në amshim.
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore.
Për të nderuar kontributin e tyre, ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, javën e kaluar ka dekoruar 18 prej tyre me “Medaljen e Meritave”.
Shkrimi i plotë:
Ti ike nga kjo botë duke e ditur se Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri.
Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.
Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës
Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.
Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët
Shoku,miku ,kolegu yt Afrim Avdaj