Pandemia ka detyruar autoritetet turke të marrin masa më të forta në ditët e fundit të vitit 2020.
Në një njoftim për shtyp, Ambasada turke në Tiranë njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës, autoritetet kanë vendosur që nga 28 dhjetori të bëjnë të detyrueshëm pajisjen me një test negativ për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me avion, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori.
Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.
Sipas ambasadës turke këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.