Ballina Top Lajm Pas shfaqjes së rasteve të para në Antarktikë, Covid-19 prek të gjitha...

Pas shfaqjes së rasteve të para në Antarktikë, Covid-19 prek të gjitha kontinentet

Koronavirusi ka prekur zyrtarisht të gjitha kontinentet e planetit tonë pasi rastet e para u raportuan sot nga Antarktika.

Rajoni i izoluar i polit të jugut ishte më parë i paprekur nga Covid-19, por raportime të fundit thonë se 36 rezidentë të qendrës studimore kilene General Bernardo O’Higgins Riquelme, kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen.

Sipas raportimeve, 26 prej tyre ishin anëtarë të stafit të ushtrisë ndërsa 10 ishin punonjës mirëmbajtjeje.

Ushtria kileve shpjegonte në një deklaratë: “Falë marrjes së veprimeve parandaluese në kohë ishte e mundur dhënia e ndihmës për personelin me anë të kontrolleve mjekësore dhe testeve PCR … të cilat rezultuan pozitivë ndaj COVID-19”.

Në mars, kur e gjithë bota hyri në izolim Antarktika sugjeroi se pandemia mund të kthehet në një katastrofë për kontinentin, prej temperaturave të ulëta dhe erërave të forta.

Në një dokument të programit të Antarktikës, i raportuar me pare nga agjencia Associated Press, thuhej: “Një virus i ri infektues me mortalitet të lartë në mjedisin e ashpër të Antarktikës dhe kushtet modeste mjekësore që ekzistojnë atje, mund të ketë pasoja katastrofike”.

Disa grupe të ushtrisë së Kilit raportohet se janë evakuar në qytetin e Punta Arenas. Marina kilene tha se tre anëtarë të një ekuipazhi anijeje të zonës gjithshtu rezultuan pozitivë dhe u kthyen nga misioni i tyre.