Gjermania ka regjistruar 27,728 raste të reja me koronavirus dhe 952 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri i viktimave është më i larti i regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Nisur nga një përkeqësim i situatës, Gjermania ka hyrë zyrtarisht nga sot në një “mbyllje” të ashpër. Shkollat dhe bizneset jo të rëndësishme janë mbyllur deri më 10 janar.
Gjermania i ka vënë shpresat tek vaksina, të cilën pret ta marrë brenda dhjetorit. Gjithsesi do të ketë një lirim masash për Krishtlindje në mënyrë që familjet të festojnë me jo më shumë se 4 anëtarë.