Ballina Bota Sfida e vërtetë e Joe Biden: Anti-Trumpizmi

Sfida e vërtetë e Joe Biden: Anti-Trumpizmi

Nga Federico Finchelstein, World Crunch

Presidenti i Zgjedhur i SHBA-së Joe Biden do të përballet me sfida të mëdha me marrjen e detyrës në 20 janar.

Historianët e ardhshëm do të kenë shumë për të thënë se si “Trumpizmi” ose pikëpamjet radikale të krahut të djathtë të mbështetur nga Presidenti në ikje Donald J. Trump , e solli më afër populizmin drejt fashizmit dhe diktaturës. Por historia gjithashtu do të regjistrojë se si, pas një mandati, ai humbi zgjedhjet më 3 nëntor. Një numër rekord i amerikanëve – më shumë se 81 milion votuan për Biden, të bashkuar kundër Trump dhe ideve të tij.

Siç ka deklaruar shkrimtari argjentinas Jorge Luis Borges , nuk ishte dashuria ajo që i bashkoi ata, por frika. Pyetja që tani lidhet me të ardhmen e Shteteve të Bashkuara tani për vendet si Brazili dhe Hungaria është: A mund të angazhoheni në politikë thjesht nga frika nga ajo që ka ndodhur tashmë?

Nga njëra anë, Biden po përballet me një krizë të madhe shëndetësore dhe ekonomike. Nga ana tjetër, ai duhet të zgjidhë një krizë politike.

Si duhet të rindërtojë demokracinë dhe të gjenerojë mbështetje të mirëfilltë midis atyre që e votuan atë thjesht që Trump të mos fitonte sërish zgjedhjet?

Biden do të duhet të jetë më shumë sesa i sinqertë, dhe aspak racist ose diskriminues. Nuk do të jetë e mjaftueshme për të që thjesht të shmangë manipulimin dhe demonizimin e mediave.

Biden duhet të përhapë demokracinë dhe të përmirësojë kushtet e jetesës, kujdesin shëndetësor dhe arsimin në mënyrë që të shmangë inercionin e së kaluarës.

Në shumë raste, anti-Trumpizmi paralajmëroi për rreziqe diktatoriale dhe rrezikun e fashizmit të natyrshëm në stilin e udhëheqjes së presidentit.

Por kritikët shpesh paraqitën një mit alternativ: atë historik. Kjo ishte ideja e një normaliteti para Trump që nuk ishte në fakt tërësisht “normale”.

Siç tregon rasti i kandidaturave të përsëritura të Marine le Pen në Francë, një “pengesë” nuk mjafton për të mos mbledhur votat dhe mbështetjen afatgjatë.

Periudha para se Trump të vinte në pushtet kishte disa probleme: elitizmin, mbizotërimin teknokratik, taktikat agresive të policisë, mosveprimi i Presidentit Barack Obama – ose disa herë masa regresive – në lidhje me emigrantët, mungesa e legjislacionit për kontrollin e armëve, normat masive të burgosjes për pakicat etnike dhe kufizimet në arsimin publik dhe kujdesin shëndetësor që, krahas çështjeve të tjera, larguan shumë votues nga Partia Demokratike.

Me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet e SHBA-së me udhëheqësit demokratikë dhe autoritarë, mund të pritet një marrëdhënie e përmirësuar me Bashkimin Europian – por çfarë do të ndodhë me bashkëpunëtorët globalë të Trump?

Cila politika do të miratojë ndaj Trumpit tropikal që është Jair Bolsonaro në Brazil? Si do të veprojë me diktaturën e Nicolas Maduro në Venezuelë apo mbretërinë Saudite?

Të mos bësh asgjë nuk është opsioni i duhur, megjithëse ekziston mundësia që ai jetë si një kujtesë për qytetarët për dështimet e administratës së tij.

Demokracia amerikane duhet të përmirësohet dhe zgjerohet në aspektin social, ekonomik dhe politik.

Pas përfundimit të diktaturave të Amerikës Latine, siç ndodhi në Europë me rënien e shteteve fashiste në 1945, shumë intelektualë të shquar mbështetën të njëjtin optimizëm, të gabuar. Ata ishin naivë sepse autoritarizmi dhe ksenofobia vazhduan në të dy anët e Atlantikut pas atyre periudhave.

Të konsiderosh fashizmin dhe populizmin autoritar si devijim më shumë sesa tendenca të forta, lokale dhe globale, mund të pengojë punën e rindërtimit demokratik që është i nevojshëm për t’i zhdukur ato.

Ekzistojnë modele të vazhdimësisë në historinë e SHBA-së dhe sigurisht ka pasur ndryshime. Ne duhet të shkruajmë për historinë, miqtë dhe armiqtë e demokracisë, nëse duam ta mbrojmë atë dhe ta përmirësojmë për të ardhmen. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al