Covid-19 mund të shkaktojë anomali të mushkërive të dukshme më pak se tre muaj pasi pacientët janë infektuar edhe nëse nuk kanë qenë në intubim.
Një studim i 10 pacientëve në Universitetin e Oksfordit, ku u përdor një teknikë e re skanimi për të identifikuar dëmet që nuk janë identifikuar më parë nga skanerat e zakonshëm. Ai përdor një gaz të quajtur Xenon gjatë skanerit MRI për të krijuar imazhe të dëmtimit të mushkërive.
Ekspertët shpjeguan se një test që mund të zbulonte dëmtime afatgjata të organeve, do të bënte një ndryshim të madh për pacientët e prekur nga Covid-19.
Fergus Gleeson, i cili po udhëheq punën, provoi teknikën e tij të skanerit në 10 pacientë të moshës midis 19 dhe 69 vjeç.
Tetë prej tyre kishin gulçim dhe lodhje të vazhdueshme tre muaj pasi ishin të prekur me koronavirus, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte pranuar në kujdes intensiv. Skaneri i zakonshëm tek ta nuk kishin gjetur probleme në mushkëritë e tyre. Skaneri tregon shenja të dëmtimit të mushkërive duke nxjerrë në pah zonat ku ajri nuk rrjedh lehtë në gjak.
Rezultatet e kanë shtyrë Gleeson të planifikojë një studim me 100 persona për të parë nëse e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit që nuk ishin pranuar në spital dhe nuk kishin vuajtur nga simptoma kaq serioze. Ai po planifikon të punojë me mjekë të përgjithshëm për të skanuar njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në një sërë grupmoshash.
“Qëllimi është të zbulojmë nëse dëmtimi i mushkërive ndodh për momentin apo zgjat edhe me kalimin e kohës. Unë prisja të shija një dëmtim të mushkërive por asnjëherë në këtë shkallë,” shpjegoi mjeku.
Rreziku i sëmundjes së rëndë dhe vdekjes rritet dukshëm për moshat mbi 60 vjeç. Por nëse prova zbulon se dëmtimi i mushkërive ndodh në një grupmoshë më të gjerë dhe madje edhe në ata që nuk shkojnë në spital, kjo do të duhet të ndryshonte shumë hallka në trajtimet e pacirntëve me Covid-19. Ai beson se dëmtimi i mushkërive i identifikuar nga skanimet Xenon mund të jetë një nga faktorët që qëndrojnë pas Covidit të gjatë, ku njerëzit nuk ndihen mirë për disa muaj pas infektimit.
Teknika e skanerit u zhvilluan nga një grup hulumtues në Universitetin e Sheffield të udhëhequr nga Prof James Wild, i cili tha se ofron një mënyrë “unike” për të treguar dëmtimin e mushkërive të shkaktuar nga infeksioni Covid-19 dhe pasojat e tij.
“Në sëmundjet e tjera fibrotike të mushkërive ne kemi treguar që metodat të jenë shumë të ndjeshme ndaj këtij dëmtimi dhe shpresojmë që kjo gjë të ndihmojë në kuptimin e sëmundjes së mushkërive Covid-19,” shpjegoi mjekja.
Shelley Hayles është një mjeke në Oksford i përfshirë në studim dhe beson se deri në 10% e atyre që kanë pasur Covid-19 mund të kenë një formë të dëmtimit të mushkërive që çon në simptoma të zgjatura.
“Kur stafi mjekësor u thotë pacientëve se ata nuk e dinë se çfarë është e gabuar me ta dhe ata nuk dinë si t’i zgjidhin simptomat, kjo është shumë stresuese. Me shumicën e pacientëve, edhe nëse lajmet nuk janë të shkëlqyera, ata duan të dinë diagnozën,” shpjeguan ekspertët.
Samantha Walker, drejtoreshë e kërkimit dhe inovacionit në fondacionin “Astma UK” tha se ky është një studim i rëndësishëm që dëmtimi i mushkërive post-Covid të shikohet më tej dhe në një shkallë më të gjerë në mënyrë që të kuptojmë më mirë dëmin afatgjatë të shkaktuar.
“Nëse një hetim i mëtejshëm tregon se ndodh dëmtimi i mushkërive, ai mund të mundësojë zhvillimin e një testi që mund të masë dëmtimin e mushkërive të shkaktuar nga Covid-19, i cili do të bënte një ndryshim të madh për shumë njerëz me probleme të frymëmarrjes,” shpjegoi ajo.
Burimi:BBC-“Si”