Ballina Bota Zjarr në spitalin Covid-19 në Egjipt, humbin jetën 7 pacientë

Zjarr në spitalin Covid-19 në Egjipt, humbin jetën 7 pacientë

Një zjarr ka shpërthyer në një spital privat ku po trajtohen pacientët me Covid-19 në periferi të Kajros. Katastrofa la të paktën shtatë të vdekur dhe plagosi disa të tjerë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale në spitalin Misr Al Amal në El Obour, rreth 35 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit egjiptian. Raportohet se zjarri filloi në repartin e kujdesit intensiv në katin e dytë të ndërtesës.

Disa automjete zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe ata e vunë nën kontroll me shpejtësi zjarrin. Ndërkohë, pacientët e tjerë u zhvendosën evakuuan dhe u transferuan në një spital publik diku tjetër në qytet.

Sipas rezultateve të një hetimi paraprak, zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik, thanë burimet e sigurisë për mediat lokale.

Një incident i ngjashëm ndodhi në Egjipt në qershor. Asokohe shtatë vdiqën pas flakëve që shpërthyen në repartin e koronavirusit të një spitali në qytetin e Aleksandrisë.