Ballina Sport E duan Milani dhe Juventusi, talenti brazilian drejt kalimit tek Ajax

E duan Milani dhe Juventusi, talenti brazilian drejt kalimit tek Ajax

Brenner është 20 vjeç, aktivizohet në majë të sulmit dhe prej gushtit të vitit të kaluar është pjesë e Sao Paulo, ekipit që kryeson kampionatin brazilian të futbollit.

Këtë sezon ka shënuar 20 gola në të gjithë kompeticionet. Në vendin ku luajnë futbollin më bukur se gjithkund tjetër, e cilësojnë si një talent të madh.

Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Brenner pëlqehet shumë nga Milan, PSG, Juventus dhe Ajax.

Braziliania UOL raporton se në “pole” ndodhen rekordmenët e Holandës. Ajax është shumë i interesuar, ka nisur bisedimet me Sao Paulo dhe shpreson të transferojë lojtarin në Amsterdam në merkaton e janarit. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews