Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha se është befasuar nga numri i teorive të “çmendura” dhe “djallëzore” që janë përhapur mbi të në mediat sociale gjatë pandemisë, por shtoi se do përpiqet të zbulojë çfarë fshihet pas tyre. Në një intervistë për Reuters, Gates tha se miliona postimet në rrjet dhe teoritë e çmendura konspirative mbi të dhe ekspertin shëndetësor Anthony Fauci, kanë ndodhur për shkak të kombinimit të një pandemie të frikshme dhe mediave sociale.
Prania e mediave sociale gjatë një pandemie, është një kombinim që nuk është provuar më parë. Asnjë nuk do e parashikonte që unë dhe doktor fauci do të ishim kaq të spikatur tek këto teori djallëzore, që thonë se kemi krijuar pandeminë apo po përpiqemi të përfitojmë.
Gates, një miliarder që u tërhoq nga posti i kryetarit të Microsoft në vitin 2014, ka premtuar nëpërmjet fondacionit Bill dhe Melinda Gates të paktën 1.75 miliardë dollarë për reagimin botëror ndaj pandemisë. Kjo përfshin mbështetje për disa prodhues të vaksinave, si dhe për trajtime të mundshme.
Që kur pandemia nisi një vit më parë, miliona teori konspirative janë përhapur në internet, duke nxitur keqinformim mbi koronavirusin, origjinën dhe motivet e atyre që po e luftojnë. Këtu përfshihen pretendime se Fauci dhe Gates kanë krijuar pandeminë për të kontroluar njerëzit, po përpiqen të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se do përdorin vaksinimin për të future mikroçipe tek njerëzit. “A besojnë me të vërtetë njerëzit te këto gjëra?” – pyeti Gates.
Na duhet të edukohemi mbi këtë përgajtë vitit dhe të kuptojmë se si ndryshon sjelljen e njerëzve dhe se si mund ta kishim parandaluar.(scan)