Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit. Djali i madh i Blerimit, Mirsadi, ka rrëfyer detaje për aksidentin tragjik nga i cili humbi katër anëtarë të familjes.
“Ndihem sikur jam në një film të keq h o rr o r !”, thotë Mirsad Avdijaj 26-vjeç, për të përditshmen zvicerane “Blick”.
“Ai është djali i madh i Blerim Avdijaj dhe lejon BLICK të tregojë fotografitë e të n d j e r i t dhe të japë emrat e tyre të plotë. Përveç babait të tij, gruaja e tij e dytë Anjeza si dhe vajza e tyre Medina dhe Klejdi njëmbëdhjetë vjeçar – djali i Anjezës nga m a r t e s a e saj e parë, gjithashtu humbën jetën në aksident”, vijon raportimi i Blick.
“Unë i doja shumë të gjithë, Klejdi ishte si m i sh i dhe gj a k u im,” u shpreh Mirsad Avdijaj. Të Dielën e kaluar, ishte vetë ai që e çoi familjen në aeroport. Teksa rrëfen m a rr ë dh ë n i e n me familjen, thotë se babai “ishte miku im më i mirë, ende nuk mund të mendoj qartë ”.
Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi në sh o k. Unë e njoh Blerimin për njëzet vjet. Ai ishte një njeri kaq i mirë dhe i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur ”, thotë një shok i të n d j e r i t për BLICK, transmeton Gazeta Express.
Fqinji Muamet R, është t r o n d i t u r gjithashtu: “Ne gjithmonë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë v d e k u r”.
V a rr i m i i viktimave u bë gjatë ditës së sotme në Tiranë, ndërsa në aksident sh p ë t o i vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë. Ajo cila po trajtohet në Spitalin e Tiranës.
Identifikohen katër viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, jetonin në Zvicër
Aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat: Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koci 11 vjeç dhe Medina Avdiaj 5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të terët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është dërguar më urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy automjetet po vinin nga Kosova drejt Shqipërisë.
Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Kjo ka bërë që ata të përplasen me kamionin, duke u marrë edhe jetën 4 anëtarëve të familjes dhe lënë të plagosur rëndë fëmijën e mitur.
Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.