Ballina Argëtim Kuriozitete “Edhe ne kemi zemër”, hajdutët i kthejnë makinën gruas që ia vodhën...

“Edhe ne kemi zemër”, hajdutët i kthejnë makinën gruas që ia vodhën dhe arsyeja do ju lërë pa fjalë (Foto+Video)

Një histori e pazakontë është bërë publike në mediat italiane. Një gruaje i është vjedhur makina e saj, ndërsa pas disa ditësh hajdutët e kanë kthyer automjetin dhe brenda lanë edhe një letër ku kërkonin ndjesë.

Mësohet se makina e vjedhur i përkiste një personi me  a f t ë s i  ndryshe. Maria Elena Barile-s, cila vuan nga  s k l e r o z a  e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Pas vjedhjes së makinës ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, Rita Damiani, e cila bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me a f t ë s i  ndryshe dhe se nënës së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

E me sa duket historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër, ku i kërkonin falje.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, shkruhej në letër.

Fotoja e letrës së hajdutëve u bë publike në rrjetet sociale nga vetë Rita Damiani, pasi makina e nënës së saj u gjet.

Video që i preku hjdutët:

 

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews