Kriza globale e shkaktuar nga Covid-19 do ta bëjë më të vështirë koordinimin e mbrojtjes së klimës, paralajmëroi Forumi Ekonomik Botëror (FEB) në raportin e tij vjetor mbi rreziqet globale.
”Kriza ekonomike në prag të pandemisë po zgjeron pabarazitë në shëndet dhe të ardhura”, deklaroi në një raport organizata që pret samitin vjetor të Davosit, i cili bazohet në një sondazh ndërkombëtar të menaxherëve, ekonomistëve dhe zyrtarëve.
Pasiguritë dhe thyerjet që rezultojnë mund të minojnë bashkëpunimin global të nevojshëm për të trajtuar dëmet mjedisore dhe ndryshimet klimatike.
Midis 841 të anketuarve, ngjarjet ekstreme të motit, pamundësia për të vepruar ndaj ndryshimit të klimës dhe dëmtimi i mjedisit i shkaktuar nga njeriu u shfaqën si tre rreziqet globale më të mundshme në 10 vitet e ardhshme.