I riu Visar Bici, 21 vjec, nga Bulqiza me banim në Durrës ishte viktima më e re e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Ai ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku ndërroi jetë pasditen e 7 janarit. Ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Ne rrjetet sociale i ndjeri kishte publikuar imazhe qe tregonin se ka qene në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri ne familje.
Duket se ka qene një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital. I riu u mbajt vetem pak dite ne spital dhe nuk arriti te mbijetoje.
Visari eshte mes shtate viktimave qe Ministria e Shendetesise deklaroi ditën sotme kur u raportuan 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora.