Ballina Shëndeti Koronavirusi NJË 19 VJEÇAR NGA MITROVICA DHE NJË 31 VJEÇAR NGA PRIZRENI HUMBIN...

NJË 19 VJEÇAR NGA MITROVICA DHE NJË 31 VJEÇAR NGA PRIZRENI HUMBIN JETËN NGA CORONAVIRUSI

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Në mesin e viktimave është një rast i moshës 19 vjeçare nga Mitrovica dhe një një rast nga Prizreni i moshës 31 vjeçare.

Gjatë 24 orëve të fundit, betejën me Coronavirusin e kanë humbur edhe pesë persona të tjerë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të v d e k j e s me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e v d e k j e s janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë konfirmuar 169 raste pozitive të infeksionit dhe 313 të shëruar./Insajderi.com