Ballina Shëndeti Koronavirusi Studimi: Maskat po ndryshojnë mënyrën se si truri ynë përpunon fytyrat e...

Studimi: Maskat po ndryshojnë mënyrën se si truri ynë përpunon fytyrat e njerëzve

Dëshironi ndonjëherë që të nxitoni për të përshëndetur dikë që është pra jush, por nuk jeni të sigurt se personi që qëndron pas maskës është vërtet dikush që e njihni? Studiuesit në Universitetin e Jorkut në Toronto të Kanadfasë dhe ata në Universitetin Ben-Gurion në Izrael, thonë se nuk jeni vetëm.

Një studim i ri, i udhëhequr nga studiuesit në Fakultetin e Shëndetësisë dhe programi VISTA (Vision Science to Applications) në Universitetin e Jork, zbulon se aftësia jonë për të njohur fytyrat po dëmtohet rëndë nga përdorimi i maskave, dhe se ky perceptim i dobësuar i fytyrave po ndikon në ndërveprimet tona shoqërore me të tjerët.

“Maskat e fytyrës, janë një mjet thelbësor në përpjekjet tona për të minimizuar transmetimin e Covid-19, dhe këto maska ​​janë këtu për një të ardhme të parashikueshme. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se si maskat ndikojnë në aftësinë tonë më të rëndësishme perceptuese, që është perceptimi i fytyrës”-thotë profesor Erez Frojd, i Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin e Shëndetësisë të Universitetit York.

“Ne zbuluam se maskat e fytyrës jo vetëm e reduktojnë aftësinë tonë për të njohur fytyrat e njerëzve, por gjithashtu ato po e ndryshojnë mënyrën sesi truri ynë përpunon fytyrat e njerëzve. Perceptimi i fytyrës, mbështetet zakonisht në përpunimin holistik, që është përpunimi i fytyrës në tërësi. Por për fytyrat e maskuara, kjo formë e perceptimit nuk është aq efikase”- thotë ai.

Frojd dhe bashkautorët e studimit, rekrutuan 496 të rritur për të kryer një detyrë të përbashkët për njohjen e fytyrës në internet, në të cilën ata panë në fillim fytyra të panjohura, dhe më pas u përpoqën t’i njihnin ata në kushte të ndryshme. Studimi përfshiu 253 femra dhe 243 meshkuj.

Duke përdorur një version të përshtatur të “Cambridge Face Memory Test”,ata vlerësuan aftësitë e përpunimit të fytyrës për fytyrat e pa maskuara dhe të maskuara. Pjesëmarrësit në studim u caktuan rastësisht në njërin nga dy grupet.

Studiuesit zbuluan se maskat ndërhyjnë në atë që konsiderohet si përpunim normal holistik i fytyrave. Kjo rënie e performancës, varionte në një numër të konsiderueshëm tek pjesëmarrësit me performancës më të dobët,që vërehet shpesh tek njerëzit me një defiçit të lindur në perceptimin e fytyrës (e njohur si “verbëria e fytyrës” ose prozopagnozia).

“Efekti i përmbysjes së fytyrës, është një fenomen i mirënjohur, që tregon një aftësi të zvogëluar për të identifikuar fytyrat e përmbysura, krahasuar me fytyrat e paraqitur më këmbë.

Gjatë eksperimentit tonë ne zbuluam se ky efekt i njohur zvogëlohet për fytyrat e maskuara, duke sugjeruar që ato fytyra të përpunohen në një mënyrë më analitike, nga tipare specifike sesa nga tërësia e tipareve. Ky zbulim mund të shpjegojë arsyen, pse nuk mund të kemi mundësi të krijojmë një paraqitje holistike të një fytyre të maskuar, atëherë aftësia jonë për njohjen e fytyrës ka më shumë të ngjarë të dështojë”- thekson Frojd.

Ne e përdorim njohjen e fytyrës në çdo aspekt të ndërveprimit tonë shoqëror. Ne gjejmë të dhëna për identitetin, gjininë, emocionin dhe qëllimet e njerëzve përreth nesh, thonë studiuesit. Por në epokën e maskave të fytyrës, fytyrat nuk duken njësoj. Ky ndryshim, është ai që studiuesit thonë se mund të ndikojë në aftësinë tonë për të bashkëvepruar me njerëzit përreth nesh, si dhe për të interpretuar ndërveprimin shoqëror. / Eurekalert – Bota.al