Njëmbëdhjetë senatorë të Partisë Republikane, të udhëhequr nga Texan Ted Cruz, njoftuan se do të kundërshtojnë ratifikimin nga Kongresi Amerikan të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale javën e ardhshme. Kjo është përpjekja e fundit për të vonuar konfirmimin e fitores së Joe Biden.
Deri më tani, vetëm një senator, Josh Holey, ka njoftuar synimin e tij për të sfiduar fitoren e demokratëve të mërkurën e ardhshme.
“Kongresi duhet të caktojë menjëherë një komision zgjedhor, me autoritet të plotë për të hetuar mundësinë e mashtrimit elektoral”,theksojnë, në një deklaratë, 11 senatorët, duke risjellë akuzat e pabazuara që Donald Trump ka bërë për dy muaj.
Komiteti duhet të “kryejë një rishikim emergjent 10-ditor të rezultateve në shtetet”, ku rezultati midis dy kandidatëve ishte i paqartë, thonë senatorët, të udhëhequr nga senatori i Teksasit Ted Cruz.
“Nëse ky kontroll nuk bëhet, ne do të votojmë më 6 janar për të refuzuar Zgjedhësit e shteteve të diskutueshme”, shtuan ata . Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati pritet të takohen të mërkurën për të vërtetuar rezultatet e votimit të Zgjedhësve, një proces që zakonisht konsiderohet zyrtar.
Sidoqoftë, presidenti në largim vazhdon të refuzojë të pranojë humbjen e tij dhe u bëri thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington atë ditë.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga Demokratët, më shumë se 100 deputetë republikanë pritet të votojnë kundër ratifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, raporton CNN, përcjell abcnews.al.
Sidoqoftë, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, votat nuk janë të mjaftueshme që projekti i tyre të ketë sukses.
“Ne nuk jemi naivë. Presim që shumica e demokratëve, nëse jo të gjithë dhe ndoshta disa republikanë, të votojnë ndryshe,” pranuan 11 senatorët në deklaratë. g.v/abcnews.al