Duke nisur nga 8 shkurti, Zvicra do t’ua kërkojë testet negative për koronavirus të gjithë atyre që kthehen në vend nga zonat me rrezikshmëri të lartë.
Zvicra në fillim të janarit ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e madhe të variantit të ri të koronavirusit. Përveç testeve negative, Zvicra ka propozuar pakon ekonomike prej 5 miliardë frangash për t’i ndihmuar bizneset e goditura rëndë nga pandemia. Vendi gjithashtu është duke e riaktivizuar skemën që shteti të garantojë kreditë bankare për kompanitë e goditura. Përfitimet për të papunët i ka shtyrë edhe për tre muaj, vendim ky që do t’i kushtojë shtetit edhe 500 milionë franga. Shteti zviceran gjithashtu do të financojë 6 miliardë franga shtesë për të kompensuar punëtorët që punojnë me orar të shkurtuar. Që prej fillimit të pandemisë, Zvicra ka regjistruar 515 mijë raste të infektimit dhe 8 mijë e 500 vdekje nga koronavirusi.
https://youtu.be/OXUv6EZxjEc
Duke nisur nga 8 shkurti, Zvicra do t’ua kërkojë testet negative për koronavirus të gjithë atyre që kthehen në vend nga zonat me rrezikshmëri të lartë.
Shteti zviceran ka vendosur ashpërsimin e masave ndaj përhapjes së koronavirusit. Kushdo që futet në këtë shtet nga zonat e karakterizuara si të rr e z i k sh m e, nga 8 shkurti do të duhet të kenë një tampon negativ PCR.
Kjo masë do të jetë edhe për udhëtarët që hyjnë me makina, autobusë dhe mjete të tjera udhëtimi.
Gjithashtu, për të gjithë pasagjerët është i detyrueshëm izolimi 10 ditor.
Nga 8 shkurti të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtij vendi do të duhet të kenë një tampon negativ PCR kur ngjiten në aeroplan.
Linjat ajrore do të jenë përgjegjëse për kontrollin e pasagjerëve.
Nëse udhëtari nuk ka tampon, ekipazhi i fluturimit duhet të refuzojë hyrjen në aeroplan. Në aeroporte ka mundësi testimi për tamponin PCR dhe duhet të paguhen nga vetë pasagjerët.
Diplomatët, punonjësit e sektorit shëndetësor, udhëtarët ndërkufitar, ata që bëjnë udhëtim tranzit, personat që garojnë në evente zyrtare, nuk preken nga rregullat e reja..
https://youtu.be/3DH2IRBz1eI
https://youtu.be/-M-owcRgkmk