Nga Shpëtim Luku
Me duket se e kalova Covid-in. Doja ta jepja me pare kete lajm, mirepo deshiroja te isha sa me i sigurt dhe sot, pas 20 ditesh nga shfaqja e simptomave dhe konfirmimi pozitiv me testin perkates, mund te them se e kam kaluar ate. Nuk ishte nje beteje e lehte, pasi tek une dominoi ankthi dhe gjendja e renduar psikologjike. Kjo pasi, kisha jetuar vetem sipas skenarit qe virusi nuk do me kape. Une isha kampioni i ruajtjes dhe kujdesit. Aq sa isha bere dhe objekt talljeje nga shume shoke e miq, te cileve iu bente pershtypje sjellja ime ne nje menyre te tille qe presupozonte tek gjithkush qe e kishte virusin.
Masken nuk e hiqja kurre, dizifektantin e perdorja mbi 25 here gjate dites. Nuk takoja njeri, kisha perqafuar nje stil jete prej thuajse vetmitari. Te vetmen pike te dobet kisha percaktuar pjesetaret e tjere te familjes. Ndaj, kur nje dite te bukur, vajza deklaroi se kishte dite qe i dhimbte trupi dhe se i kishte ikur edhe nuhatja dhe shija, mendova se e keqja e madhe mberriti. Dhe nuk vonoi me shume se te nesermen qe te merrja indikatorin e pare te fillimit te betejes me virusin famekeq. Temperatura 37. 4.
Prekja nga virusi me gjeti pa plan. Me hodhi ne duar mjekesh te papergjegjshem e matrapaze, te cilet me bene objekt abuzimi me skanerat dhe me pas, me pane si “lende te pare” Turqie. Megjithese ne pergjithesi semundja kishte marre per lehte, pa ndonje temperature te larte shume, pa marrje fryme, me norma saturimi te oksigjenit 96-97, nje doktoreshe qe vetem e tille nuk mund te jete, ia doli qe te me fuse ne nje panik total.
Qe nga menyra se si me transmetoi rezultatet e skanerit me alarm te madh. Ke kaluar ne bronkopneumoni- me tha e “alarmuar” dhe fill pas kesaj filloi te me jape alternativat qe kisha ne dispozicion. Duhet te shkoja- sipas saj-ne Turqi nese doja te rrisja shanset e mbijeteses ose duhet te hospitalizohesh ne Shqiperi.
“Mendohuni me qetesi sonte dhe vendosni e me thoni”- vazhdoi ajo. Po ku mund te behej me fjale per qetesi?! E per te ndikuar akoma me shume ne realizimin e qellimit te saj referonte shembuj te tjere, si psh pronari i nje restoranti te njohur ne Durres, i cili nuk i kishte perfillur keshillat e saj dhe kishte perfunduar me norma saturimi oksigjeni 80 per qind e me poshte. Une vazhdoja te zhytesha ne panikun qe dukej se skishte fund.
Dhe kur me ne fund guxova te thyej heshtjen e gjate, prej te keqes se madhe qe me kishte zene deren, duke shfaqur dyshimin se si mund te udhetoj duke qene pozitiv, “doktoresha” shprehu gadishmerine e saj per te me “ndihmuar” duke me pajisur me tampon negativ fals, per te udhetuar me pas si pasagjer linje e per te perfunduar ne spitalin turk si pacient. Sigurisht qe kjo ishte nje alternative e paperballueshme per mua, megjithate i vetmi moment ku me punoi mendja ishte dergimi i nje sms nje miku tim biznesmen, i cili ma kishte lene te hapur shtegun e kerkeses per ndihme ne cdo moment.
Pergjigja e tij erdhi e menjehershme, duke me lene takim ne nje lokal dhe ku thirri ne te edhe nje mjek te spitalit amerikan, i cili kishte mjekuar persona te shumte me Covid 19. Pas shikimit te skanerit, doktori, nje person simpatik dhe shume qetesues tha se rasti im ishte i lehte, me vetem 10 per qind prekje mushkerie, mirepo mendja ime ishte aq e terrorizuar prej “konkluzioneve” te mjekes se meparshme, ndaj dhe paraqitesha mosbesues.
Ideja fikse qe me qe rrenjosur ne tru ishte se kisha mberritur tashme ne fund. Sado qe shoke e miq, si dhe doktori i ri me sugjeronin qe te ruaja qetesine dhe optimizmin, si nje nga armet baze te luftimit te kesaj semundjeje, sado qe ky doktor me premtonte qe do te behesha me mire, se do e kaloja, sado qe ky doktor me tregonte shembuj ku e ku me te rende se une e qe ia kishin dale, serish vazhdoja te meditoja e te beja bilancet per jeten e deritanishme.
Qe ate nate, kur bera takimin me doktorin e ri, nepermjet mikut tim te cmuar, filloi mjekimi standart intravenoze. Ndonese nuk kisha simptoma te theksuara, serish rrija plot ankth e stres, nen friken e improvizimeve qe mund te kishte ky virus i pabese si dhe nga ndikimi i madh negativ qe kishte shkaktuar tek une matrapazja me bluze te bardhe. Temperaturen dhe oksigjenin e masja cdo 10 minuta sepse me dukej se me merrej fryma.
Oksimetrat dhe termometrat tregonin te dhena te mira, por nuk arrinin te me qetesonin. Ditet kalonin nje e nga nje e une i numeroja ato me padurimin e ushtarit qe pret perfundimin e ushtrise. Dhe ja, tani besoj se jam ne statistikat e te sheruarve dhe per kete duhet te adresoj falenderimet me te medha per Dr. Genti Hutin, infermieret Eugen Ismolli, Xhulion e Gazin, miqte e mi qe u interesuan ne menyre te panderprere duke me dhene nje suport te madh psikologjik, si Petrit Ago, Muharrem Meko, Alfred Peza, Magdalena Alla, Eva Kushova, Artur Llana, Ilir Topalli e te tjere.
Mirepo kurre nuk do me shqitet shija e hidhur e sjelljes se keqe, e tentatives per perfitim prej atyre qe e kane per detyrim profesional e moral humanizmin dhe preokupimin e plote ne dobi te shendetit te njerezve. Ashtu sikurse duhet te pohoj e konformoj krenarine e pasjes se miqve te mire, te miqve te vertete qe te bejne te ndihesh nje person shume i pasur nga ana shpirterore.