Ballina Aktualitet E trishtë/Covid-19 i merr jetën 31-vjeçarit shqiptar, pa sëmundje bashkëshoqëruese

E trishtë/Covid-19 i merr jetën 31-vjeçarit shqiptar, pa sëmundje bashkëshoqëruese

Një 31 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Shqipëri si pasojë e infektimit me Covid.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 31- vjeçari nga Elbasani prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte i shtruar në spitalin Covid 2.

Ndër të tjera mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid, 801 raste të reja duke e çuar në 94,651 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën, 1,582 persona.