Ballina Aktualitet Lajme Gazeta spanjolle: Albin Kurti “Che Guevara” i Kosovës, i gatshëm të marrë...

Gazeta spanjolle: Albin Kurti “Che Guevara” i Kosovës, i gatshëm të marrë pushtetin

Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Fitorja e VV-së ka tërhequr vëmendjen e mediumeve nga bota të cilët kanë raportuar rezultatin e jashtëzakonshëm.

Një prej të cilëve është edhe gazeta spanjolle ‘El Mundo’ që e ka krahasuar figurën e liderit të VV-së, Albin Kurtit me revolucionarin e Argjentinës, Che Guevara.

“Che Guevara i Kosovës, i gatshëm për të marrë pushtetin” , titullohet artikulli i gazetës spanjolle.

“Albin Kurti sot është në pozicion për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës pas fitores së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit. I konsideruar si “Che Guevara i Kosovës” për taktikat e tij, Kurti mori fitoren e mashe të partisë së tij Lëvizja vetëvendosje. Projekti i tij i paraqitur edhe gjatë fushatës do të jetë zhdukja e korrupsionit që ka pllakosur Kosovës . Rruga do të jetë e gjatë sipas udhëheqësit me talent të madh si folës”, shkruan gazeta spanjolle.

Ndërsa vijon më tej: “Këto zgjedhje ishin një referendum mbi drejtësinë dhe punësimin, kundër korrupsionit dhe menaxhimit të burimeve. Vetëvendosje u mbështet nga Vjosa osmani, një simbol i një klasë politike që i përket brezit të ri, e larguar nga Lidhja Demokratike e Kosove”, shkruan më tej “El Mundo”, për ta mbyllur me marrëdhënien me Serbinë për të cilën shprehet: “Albin Kurti do të duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë që synon edhe normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin që vijon të refuzoje njohjen e Kosovës”.

/abcnews.al/