Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, mediat vendase bejne me dije se burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tash.
Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.