Juventusi është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë e mbyllën në barazim 0-0 takimin shtëpiak përballë Interit dhe u kualifikuan në finalen e madhe pas suksesit 1-2 në “San Siro”.
Ekipi i Contes luajti gjatë gjithë kohës në sulm, tentoi deri në fund të shënonte, por nuk ia doli të thyente mbrojtjen e Juventusit dhe portierin Gigi Buffon.
Vendasit menaxhuan mirë fitoren në ndeshjen e parë dhe do të diskutojnë trofeun përballë fituesit të çiftit Napoli-Atalanta (ndeshja e parë në “Diego Armando Maradona” përfundoi 0-0).