Ballina Bota Pamjet nga tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë në Japoni. Tundet gjithçka… (VIDEO+FOTO)

Pamjet nga tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë në Japoni. Tundet gjithçka… (VIDEO+FOTO)

Një tërmet i fortë me një madhësi paraprake prej 7.3 ballësh goditi brigjet e Japonisë lindore sot, duke tronditur ndërtesat dhe duke shkaktuar ndërprerje elektriciteti, por duket se nuk kishte dëme në njerëz dhe nuk u dha paralajmërim për tsunami.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 km (36 milje), tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

https://youtu.be/A6c5cqJCLuc

Tërmeti goditi në 11:08 paradite dhe tronditi edhe shtëpitë dhe zyrat në Tokio dhe u pasua nga pas tronditje, duke përfshirë një goditje me madhësi 4.7.