Një tërmet me fuqi 5.6 të Rihterit g o d i t i Iranin jugperëndimor pranë qytetit Sisakht të mërkurën në mbrëmje.
Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 10 vetë u lënduan, tha televizioni shtetëror.
“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në p a n i k. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.
https://youtu.be/Sse0hGnCwp0
“Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani 10 persona janë të lënduar”.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje) në 10:05 pasdite.
“Ende nuk ka raporte të viktimave”, tha IRNA.