T r o n d i t j a dhe trishtimi mbizotëron në futbollin e Argjentinës dhe Amerikës së Jugut, pas lajmit se Santiago Garcia kreu v e t ë v r a s j e në moshën 30 vjeçare.
S u l m u e s i uruguajan, anëtar kryesor i Godoy Cruz për pesë vjet, por jashtë ekipit që nga fundi i vitit 2020, u gjet i v d e k u r në shtëpinë e tij në Mendoza dhe autoritetet vendosën se ishte një v e t ë v r a s j e. Kohët e fundit ai ka marrë trajtim p s i k i a t r i k, duke patur një “b e t e j ë” me d e p r e s i o n i n.
Me 17 gola në 26 paraqitje në sezonin 2017/18, ai ishte një nga sulmuesit më të aftë në Primera Division në Argjentinë, pasi kishte luajtur më parë për Nacional Modevideo, Atletico Paranaense dhe Casimpasa, ndërsa me 51 gola në 5 vitet e tij në Godoy ishte golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit në kategorinë e parë.
Në fakt, siç zbulon “TyC Sports”, ai kishte propozime nga tre ekipe të ndryshme për të vazhduar karrierën e tij, përkatësisht nga Velez Sarsfield, Gymnasia La Plata dhe Estudiantes.