Biznesmeni Agron Uka nga Kosova ka ndërruar jetë pasi është a k s i d e n t u a r teksa ishte duke bërë ski në Bansko të Bullgarisë. Lajmi është bërë me dije nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
“Pas një a k s i d e n t i të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre.
Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit. Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!”, thuhet në njoftim.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe Komuna e Ferizajt.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëqytetarit tonë, Agron Uka. Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre”, deklaron Komuna e Ferizajt./mv.abcnews.al