“Do të isha i shokuar nëse në vjeshtë një numër i madh i shkollave do të vazhdonin mësimin nga distanca (online). Akoma duhet të arrijmë të bindim veten që të marrin vaksinat, e në veçanti në vendet e varfra. Duhet të tregojmë që njerëzit tonë më të mençur po marrin vaksinën, dhe se ajo vepron për mirë”, ka filluar intervistën Bill Gates.
Sipas miliarderit amerikan edhe nëse rritet përqindja e personave të vaksinuar, nuk do të mund t’i rikthehemi normalitetit brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Themeluesi i kompanisë Microsoft, kujton se si dikur janë nevojitur 20 vite që vaksinat të arrijnë nga pjesët e pasura të botës në vendet që janë në zhvillim e sipër.
“Megjithatë tani është një situatë më mirë, por ende nuk është akoma e kënaqshme. Mendoj se deri në vjeshtë do t’i rikthehemi një lloj normaliteti”, ka shtuar Gates në intervistën e dhënë me rastin e publikimit të librit “Si të shmanget katastrofa klimatike”, që ka arritur të jetë libri më i shitur.
“Mund të më akuzoni që në përgjithësi jam person optimist”, tha Gates duke kujtuar të kaluarën e tij specifike si person që braktisi shkollën, themeloi kompaninë nga fusha e teknologjisë informative, fondacionin e tij që edhe sot funksionon në mënyrë të përkryer.