Leonardo Altobelli është diplomuar në degë si: Juridik, Shkenca Politike, Letërsi, Filozofi, Pedagogji, Shkenca Pedagogjike, Agronomi, Shkenca dhe Teknologji Agrare, Shkenca Turistike, Histori, Bioteknologji dhe Arkeologji.
Por mjeku 88 vjeçar italian Altobello do të marrë shumë shpejt diplomën e tij të 14, duke thënë se çdo gjë në jetë e ka arritur falë vullnetit të fortë. Në jetën e përditshme ai është një mjek familje aktualisht në pension. Në një intervistë për mediat italiane ai u shpreh se është studenti më i moshuar në botë, dhe i dyti me më shumë tituj.
88 vjeçari është anëtar i katër Urdhrave profesionalë: atë të mjekësisë dhe kirurgjisë, të avokatëve, kolegjit kombëtar dhe agroteknik si dhe të gazetarëve.
Por ai premton se nuk do të ndalojë këtu. Mes një provimi dhe punës në vitin 1984 ai gjeti kohën që të mbajë postin e kryebashkiakut të Trojas,qytetit të tij. Në zyrën e tij është varur një pikturë e viteve 700 por asnjë diplomë. Si thotë ai vetë nuk ka hapësirë mjaftueshëm për të gjitha sukseset e tij. Sekreti i tij është vullneti.
I pyetur për një këshillë për të rinjtë që hezitojnë të diplomohen ai shprehet: Diploma është një investim që nuk duhet shpërdoruar, në jetë ajo duhet shfrytëzuar me ndërgjegje.