Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 30 viktima me COVID-19, që paraqet bilancin më të rëndë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë të moshës mes 50 dhe 84 vjec. Tetë të v d e k u r janë regjistruar në Shkup, gjashtë në Prilep, nga tre në Manastir dhe Ohër, nga dy në Koçani dhe Demir Kapia si dhe nga një i v d e k u r në Tetovë, Kumanovë, Strugë, Veles, Negotinë dhe Radovish.
Të gjithë këta persona kanë ndërruar jetë në spitale të ndryshme ku ishin shtruar në gjendje të rëndë me COVID-19.
Me viktimat e ditës së hënë, numri i përgjithshëm i të v d e k u r v e me covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3,503 persona.
Nga testimi i 1.682 mostrave, të i n f e k t u a r me koronavirusin e ri janë 457 persona ndërsa sëmundjen e ka kaluar 700 persona të tjerë. Numri më i madh i të infektuarve dhe të shëruarve mbetet në Shkup.
Nga 119,378 persona të diagnostikuar me covid-19, 100,774 persona janë shëruar ndërsa 15,131 të tjerë janë ende aktiv.
Qeveria ka vendosur vazhdimin e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve edhe për dy javë të tjera duke nisur nga ora 22.00 deri në orën 05.00.
Mbeten në fuqi edhe masat tjerë për punën e objekteve të gastronomisë deri në orën 21.00.