Këngëtari rrëfen për momentet e vështira në të cilat ka kaluar.
Këngëtari i njohur shqiptar, Bujar Qamili, muaj më parë u përball me koronavirusin.
Madje, këngëtari ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht tashmë e ka kaluar këtë betejë.
Në një intervistë për “Sport Show”, artisti rrëfeu momentet e vështira në të cilat kaloi gjatë kohës kur ishte me COVID-19.
Ai tha se gjendja e tij shëndetësore kishte qenë aq e rëndë, saqë dëshironte të mos jetonte më.
“Me të vërtetë kam kaluar një problem shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, lokale, por të kenë kujdes të vendosin maskë për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë”, u shpreh ai.
Derisa e kujton atë periudhë dhe apelon për kujdes, këngëtari thotë se i duket se ka lindur për herë të dytë.
“Më mirë t’i them vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj. Ka qenë shumë shumë gjendje e rëndë, por kam lindur për të dytën herë”, ka thënë Qamili.
https://youtu.be/L3LN0Km-xLE