Gjykata ka shqiptuar masë të re të paraburgimit për Sasho Mijallkovin, këtë herë deri në aktgjykimin e plotfuqishëm në rastin “Thesari”.
Masa e re e paraburgimit u kërkua nga Prokuroria, pas aktgjykimit në Gjykatën Penale Shkup ku Mijallkovi u dënua me 8 vjet burg për kohën kur ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundëzbulim.
Paralelisht me këtë, Prokuroria ka kërkuar shfuqizim të paraburgimit për rastin “Target-Fortesa”.
Avokatët e Mijallkovit kanë reaguar, sepse siç thonë, “nuk mund të kërkohet një masë e re, kur njëra tashmë është në fuqi” dhe paralajmëruan ankesë.