Ballina Bota Italia njofton lehtësimin gradual të masave kufizuese anti-covid

Italia njofton lehtësimin gradual të masave kufizuese anti-covid

Italian Premier Mario Draghi gestures as he addresses the media during a news conference to illustrate the government's new measures to cope with COVID-19 pandemic, in Rome, Friday, April 16, 2021. (Remo Casilli/Pool via AP)

Duke nisur nga 26 prilli, Italia do të nisë të lehtësojë gradualisht masat anti-covid. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Mario Draghi në një konferencë për mediat.

Me lehtësimin e masave, nxënësit do mund të kthehen në shkolla në zonat e verdha dhe ato portokalli, ndërsa nxënësit në zonat e kuqe do të vijojnë pjesërisht online. Po ashtu, do të lejohen edhe aktivitetet në ambiente të jashtme, si restorantet apo teatrot “open air”.

Italia vijon që t’i klasifikojë rajonet nën një sistem të koduar me ngjyra – të bardhën, të verdhën, portokallin dhe të kuqen – me masa të rregulluara për të pasqyruar nivelet e infektimeve në rajon.

Zonat e kuqe janë klasifikimi më i rreptë i kufizimeve të koronavirusit në Itali, me kufizime të mëdha në lëvizje.

Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna” por premisa e këtij rreziku është që çdo aktivitet që rihapet të respektojë rregullat me përpikëri si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave. sb/abcnews.al/

https://youtu.be/qO9txbT6_6g