Një tjetër variant i SARS Cov-2 po qarkullon në disa shtete, ndërsa nuk është raportuar ende në Itali pas dyshimeve të krijuara. Ky variant i ri i virusit është identifikuar nga laboratori i Spitalit Universitar të Cagliari, ndërsa është i pranishëm në disa vende europiane si Sllovenia, Franca, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
Zbulimi i “A.27”, ky është emri teknik i variantit, u bë më 18 mars tek 4 pacientë nga Cagliari, njëri prej të cilëve humbi jetën. Varianti u zbulua nga ekipi i laboratorit të Poliklinikës Ferdinando Coghe në bashkëpunim me ekipin e Profesor Germano Orru, shefi i shërbimit të Biologjisë Molekulare, falë një platforme të re për renditjen e gjeneve.
“Varianti ‘A.27’, meriton vëmendje të veçantë pasi paraqet një kombinim të dy mutacioneve të veçanta, N501Y dhe L452R, të cilat, në kombinim me disa mutacione shtesë, duket se janë përgjegjëse për një transmetim më të madh të virusit”, thotë Coghe.
“Siç dihet – shton ai – mutacionet që pësojnë viruset mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në kapacitetin e tyre të transmetimit dhe në efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve antivirale. Për këtë arsye, në të gjithë botën renditja e gjenomit (WGS) konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka lejuar identifikimin e varianteve të tilla si B.1.1.7 (variant në Mbretërinë e Bashkuar), B.1.351 (Afrika e Jugut) ose P.1 (Brazil)”.
TGCom