Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të Faxews, ka analizuar situatën pandemike në Shqipëri dhe gjasat për ekzistencën e një vale të tretë.
Dollenberg u shpreh se shifrat në Shqipëri janë optimiste, por nuk duhet ulur vigjilenca me zbutjen e masave anti-Covid që pritet të ndërmerren nga qeveria. Mjekja deklaroi se Covid-19 nuk ka ikur ende dhe një valë e tretë e pandemisë pritet të rikthehet në vjeshtë.
Pjesë nga biseda në studio:
Gazetarja: Sa e mundur është një valë e tretë?
Aurora Dollenberg: Është shumë e mundur, sidomos kur bëhet fjalë për mutacione të reja që kanë vërtetuar që në një kohë rekord, siç e pamë në Indi, arritën të infektonin një numër të jashtëzakonshëm njerëzish me një vdekshmëri të frikshme.
Skenarë të tillë patjetër, jo që nuk i dëshirojmë, por as nuk i parashikojmë kaq keq në Shqipëri, pasi nuk kemi festa që njerëzit të jenë aq ngushtë me njëri-tjetrin.
Patjetër që lockdoëni i liruar shumë mund të çojë në dasma dhe në kontake të mëdhaja mes njerëzve, por mos ta neglizhojmë këtë lloj aspekti. Euforia e tepëruar ka pasoja fatale në këtë fazë delikate që jemi. Ta shijojmë këtë liri më të madhe por me shumë kujdes dhe vigjilencë.
Covid nuk është larguar dhe nuk do të largohet të paktën deri në vjeshtën e këtij viti. Fax Web