Pjesëtarët e uniformave blu të SPB-Tetovë, dje rreth orës 18 kanë vënë pas hekurave personat me inicialet A.Sh. (24 vjeç), R.K. (30 vjeç) dhe I.T. (26 vjeç), që të tre nga Shkupi, të cilët u gjetën në zonën mes Nershatit të Tetovës (Komuna e Tearcës) dhe Radushës së Shkupit (Komuna e Sarajit), në anën e majtë të lumit Vardar, ku dyshohet se kishin kultivuar K a n a b i s S a t i v a. Rreth 100 rrënjë të kësaj bime u gjetën në atë vend, një pjesë e mbjellë në tokë dhe disa në saksi.
K a n a b i s i i gjetur dhe disa sende të tjera u dokumentuan me foto dhe u morën për e k s p e r t i z ë. Të tre personat, në koordinim me P r o k u r o r i n Publik nga P r o k u r o r i a Themelore Publike Tetovë, u mbajtën në stacionin p o l i c o r të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të plotë të çështjes, pas së cilës do të përgatitet kallëzim adekuat sipas n e n i t 215 të Kodit P e n a l, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova News.
Gjatë ditës, të tre do të sillen para një gj y k a t ë s i në një procedurë paraprake në Gj y k a t ë n Themelore në Tetovë./Tetova News
https://youtu.be/az1J37uVTYA