Ballina Aktualitet Anketa e IRI-t, Hoxha: Lëvizja BESA po rikthehet fuqishëm

Anketa e IRI-t, Hoxha: Lëvizja BESA po rikthehet fuqishëm

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka theksuar se anketa e fundit e Institutit Republikan Amerikan IRI konfirmon se Lëvizja BESA po rikthehet fuqishëm, duke rritur rejtingun e saj.

“Pikërisht si #Fenix, sa herë që tjerët janë munduar të dëmtojnë Lëvizjen BESA, ne jemi rikthyer edhe më fuqishëm.
Ndoshta me hapa të ngadaltë, por të sigurtë drejt vendit ku edhe duhet të jetë Lëvizja BESA”, ka shkruar Arjanit Hoxha në profilin e tij në facebook.

Ai si ministër i bujqësisë është radhitur edhe në mesin e ministrave të suksesshëm të kabinetit qeveritar. (INA)

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka dal me një anketë ku shpalos rejtingun e partive politike pikërisht për këto zgjedhje. Anketa përfshin anketime të kryera në muajin mars 2021.

Në pyetjen Nëse nesër do të mbahen zgjedhjet lokale, për cilin kandidat do të votoni për kryetar komune?

19% për LSDM
16% për VMRO-DPMNE
8% për B D I
4% për ASH-AAA
3% për BESA
2% PDSH
2 % E Majta
1% TDP (Partia Turke)
21% nuk e dijnë

4% kandidat të pavarur
9% nuk votojnë

Në pyetjen se kur mendoni për jetën politike tek cili politikan keni më shumë simpati, Zoran Zaev kryeson me 10%, Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE me 6%, Ali Ahmeti me 5%, Ziadin Sela me 4%, Bilall Kasami me 2%, Menduh Thaçi 1%.

Në pyetjen se cilët ministra në Qeveri më së miri po kryejnë punën, 13% kanë thënë për kryeministrin Zaev, më pas ministri shëndetësisë Venko Filipçe me 6%, Oliver Spasovski me 4%, Artan Grubi 3%, Bujar Osmani 3%, Arjanit Hoxha 2 %, Fatmir Bytyqi 2%, etj.

Anketa e IRI është zhvilluar gjatë periudhës 4 mars – 6 prill 20201, ku janë anketuar 1222 anketues. Kanal5

@tn.lajmelokale
@tetovanews