Ballina Aktualitet Lajme Lajm i mirë: Gjermania heq kufizimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,...

Lajm i mirë: Gjermania heq kufizimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ja nga cila datë mund të udhëtohet pa arsye

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur ministria gjermane e punëve të brendshme në faqen e internetit.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja.

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: .

Lista e plotë:

Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Australia

Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Izraeli
Japonia

Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Singapori
Korea e Veriut

Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Tajlanda
ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)/DW