Ditën e nesërme, në Tiranë do të mbahet Samiti i Liderve të Ballkanit Perëndimor.
Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor, për mbështetjen financiare dhe investimet e BE-së.
Ndërkohë së fundmi është zbardhur edhe axhenda e plotë nga takimi që pritet të kenë liderët e Ballkanit.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku fillimisht Rama do të presë kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.
Në takim do jetë e pranishme edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ndërsa Kosova do përfaqësohet me Albin Kurtin.
Ndërsa pritet të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane, takimi do të vazhdojë me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varhelyi.
Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë.
Axhenda e Samitit të Tiranës:
TIRANA SUMMIT
Vendndodhja: Pallati i Brigadave
09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)
10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)
10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)
Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian
Milo Đukanović, President i Malit të Zi
Brnabić, Kryeministër i Serbisë
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës
Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA
Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit
11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)
12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)
12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)
13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)
15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)
15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)