Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Më herët, Rama shkroi në rrjetet sociale se ka arritur në Ankara “për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.