Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës dhe provat për korrupsionin e tij.
Kongresmeni republikan, Lee Zeldin i ka kërkuar Blinken informacion, për vendimin ndaj Berishës. Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje e Berishës në korrupsion.
Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.
Sipas Blinken edhe procedurat për t’i ndaluar hyrjen në vend të Sali Berishës kanë qenë standarde si për gjitha rastet e tjera.
Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar s a n k s i o n e kundër ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA-të, ai ka qënë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve Bush, gjithashtu një kundërshtar a g r e s i v i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
Antony Blinken: Ne vijojmë të shohim përtej, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që nënvlerësojnë të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje të cilën e zhvilluam nëpërmjet procesit normal, përfshirë avokatët tanë. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.
Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?
Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.
Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon informacione? Aktualisht ka disa ecejake mes Departamentit të Shtetit, vendimit tuaj mbi sanksionet kundrejt tij dhe familjes së tij, përfshirë palës mbrojtëse të zotit Berisha. Pra ku duhet të shkojë një gazetar për të marrë informacione mbi korrupsionin që ju i referoheni?
Antony Blinken: Para se të kalojmë tek media, anëtarët janë të lutur të vijnë në zyrën tonë të çështjeve legjislative dhe ne do të sigurohemi që ju merrni informacione. E dyta, sa i takon medias i’u lutem të vini tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju.
Lee Zeldin: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë z.Berisha?
Antony Blinken: Jam i sigurtë që çdo kush nga gazetarët mund t’a bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit për të marrë çdo informacion që ne kemi në dispozicion për publikun.
Lee Zeldin: Për të qartësuar diçka që ka lidhje me mbrojtjen e z. Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. A keni komunikuar ju apo dikush me z. Soros? Thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo!
Antony Blinken: Unë jo, por nuk mund të flas në emër të të gjithë Departamentit të Shtetit, por unë jo!