Ballina Aktualitet Zaevi pas takimit me Makronin: Qershori është mundësia e vërtetë – dialogu...

Zaevi pas takimit me Makronin: Qershori është mundësia e vërtetë – dialogu sjellë zgjidhje (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur paraqitje për media bashkë me presidentin francez, Emanul Makron pasi sot po qëndron për vizitë në Paris.

Para mediave, Zaevi ka falënderuar Francën për raportet e mira diplomatike dhe ka shtuar, se muaji qershor është mundësia e vërtetë për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se vetëm dialogu mund të sjellë zgjidhje për bllokadën.

“Vend të veçantë në zhvillimin e miqësisë maqedonase – franceze ka edhe presidenti Makron, me mbështetjen e tij të hapur për Marrëveshjen e Prespës. Para nesh është Samitit i Këshillit Evropian në qershor dhe ajo është mundësia e vërtetë për hap përpara dhe zgjidhje për heqjen e bllokadës së rrugës sonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Kjo vizitë e Zaevit vjen në vigjilje të 28-vjetorit të vënies së marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Parisit./TV21

@tn.lajmelokale
@tetovanews