Ballina Aktualitet Asnjë viktimë, 54 raste të reja me Covid në Maqedoni

Asnjë viktimë, 54 raste të reja me Covid në Maqedoni

Gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 54 raste të reja nga 3 764 testime.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se betejën me Covid e kanë fituar 12 pacientë ndërkohë që nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.

Prej rasteve të reja 16 janë në Shkup, 9 në Tetovë , me nga 6 raste Dibra dhe Manastiri, 5 Kumanovë, Koçani 3, me nga 2 Gostivari dhe Strumica dhe nga një Prilepi, Kavadari, Ohri, Radovishi dhe Vallandova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me koronaviurs janë diagnostikuar gjithsej 1156.225 pacientë me coronavirus, ku 150.333 prej tyre janë shëruar dhe 5.491 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 401./abcnews.al