Diana, vajza e legjendës së futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, është martuar me basketbollistin kroat, Andro Anzulloviç.
Dy familje të lindura me sport, dy emra të mëdhenj të sportit botëror, Ardian Kozniku dhe Drazhen Anzulloviç, janë bërë miq. Ardian Kozniku, ish-futbollist dhe Anzulloviç, aktualisht trajner, raporton gazeta “Bota sot”.
“Zemra e babit, Zoti ju bekoftë. Diana Kozniku Anzulloviç & Andro Anzulloviç”, uron Kozniku në profilin e tij në facebook.
Atmosferën mes kroatëve dhe shqiptarëve e ndezi edhe vallja e Rugovës.
Përndryshe, dhëndri Andro, ka luajtur në Zabok, kurse tani ka kaluar te Dinamo e Zagrebit.