E hënë, 20 Shtator, 2021

Kurti nga Slavonski Brod: Një ditë shumë e rëndë për gjithë popullin tonë (VIDEO)

Must Read

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur një tragjedi dhe dhimbje të madhe për popullin e Kosovës humbjen e jetës së dhjetë personave në aksidentin rrugor në afërsi të Slavonski Brodit në Kroaci.

Ai gjatë mbrëmjes ka arritur me një helikopter në Slavonski Brod, ku ka vizituar personat e lënduar në spital.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u uroi shërim sa më të shpejtë.

Kurti ka siguruar familjarët se më të dashurit e tyre ndodhen në duar të sigurta të mjekëve kroatë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Jemi këtu, së bashku me ministrat dhe stafin e Presidencës për të qenë pranë udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. U shprehim ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu, ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë lënduar rëndë e lehtë”, tha Kryeministri Kurti.

Së bashku me kryeministrin Kurti, ishin në spitalin e Slavonski Brodit, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

“U shpreh ngushëllime tona të gjithë familjarëve të atyre dhjetë personave që humbën jetën në aksidentin e sotëm të tmerrshëm. Po ashtu iu dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë të lënduar lehtë dhe rëndë. Kjo është një ditë shumë e rëndë me dhimbje e pikëllim për gjithë popullin tonë. Qindra-mijëra qytetarët të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje dhe shteti jonë varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë prej neve, por bashkë do t’i dalim në lehtë dhe më shpejt”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, dhe profesionistët shëndetësorë për kujdesin e pakursyer ndaj pacientëve në spital, duke thënë se ata janë në duar të sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme,...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img