Një 16 vjeçare në Kosovë është bërë nënë. Mediat Kosovare bëjnë me dije se adoleshentja ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe si pasojë policia është futur në veprim. Autoritetet kanë marrë në pytje babanë e foshnjës, ndërkohë e reja ka deklaruar se është martur jë vit më parë.
“Pejë 21.08.2021 – 22:30. Është raportuar se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dysh*uarin mashkull kosovar. Me urdhër të prok*urorit i dys*huari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e policisë.
Martesat nën moshën 18-vjeçare janë të palig*jshme në vend, por pavarësisht kësaj çifti ka vendosur që të krijojnë familjen e tyre.