Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, që po mbahet në Shkup, u ka dërguar mesazhe urimi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.Kurti i cili ka kërkuar falje që për shkak të angazhimeve nuk ka mundur të jetë prezent në Shkup, ka thënë se shtete duhet të jenë pranë njëri tjetrit me projekte dhe me punë.
“Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, thuhet në mesazhin e Kurtit.Ai ka thënë se kahja e shqiptarëve është perëndimi dukë përfshirë edhe Shtetet Bashkuara të Amerikës.“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin”, ka thënë kryeministri i Kosovës.
https://youtu.be/Djf9tsyH4_k