Ballina Aktualitet Reportazhe Belshi i 84 liqeneve, një destinacion i preferuar turistik (VIDEO)

Belshi i 84 liqeneve, një destinacion i preferuar turistik (VIDEO)

Investimet e viteve të fundit e kanë kthyer Belshin në një destinacion të rëndësishëm turistik. Por atje turistët janë vetëm ditore, pasi mungojnë strukturat akomoduese.

Resurset turistike në qarkun e Elbasanit, vijojnë të shtohen e pasurohen si pasojë e investimeve që kanë kryer së fundmi. Belshi me 84 liqene i është shtuar listës së vendeve të cilët turistët duhet të vizitojnë gjatë periudhës së verës.

Natyra është treguar bujare, por edhe investimet e viteve të fundit e kanë kthyer Belshin në një destinacion të frekuentueshëm turistik.

“Belshi ka ndyshuar shumë. Ka marrë një 360 gradë duke filluar nga qendra e deri te pikat e tjera turistike. Beldshi sot është bërë një destinacion turistik i rëndësishëm në Shqipërinë e mesme”, ka thënë ai.

“Është rregulluar shumë dhe është shumë bukur shëtitorja”.

Turistët nuk mungojnë. Por janë ditorë, pasi në zonë mungojnë strukturat akomoduese.

“Zakonisht këtu ka turizëm një ditor. Nuk ka hoteleri, por avash avash këto do rregullohen. E shtuna dhe e diela është më e frekuentuar”, është shprehur një banor.

Bashkia e Belshit është e hapur edhe ndaj investitorëve që duan të ndërtojnë, kryrisht shtëpi druri. Rigers Plaka, përgjegjës kulture Bashkia Belsh thotë se ekziston mundësia ligjore për të ndëtuar në këtë zonë.

“Bashkia bën të mundur lehtësimin e lejeve të aplikimit për lejet e ndërtimit jemi të hapur ndaj ndërtimeve prej druri. Këto ndërtimi zonës tonë i shkojnë për shtat”, është shprehur ai.

Pavarësisht investimeve, autoritet vendore duhet të ndërhyjnë për mirëmbajtjen e këtij moli të ndërtuar katër vite më parë buze liqenit ne qendër te Belshit.

Siç shihet edhe nga pamjet kjo zonë ka nisur të dëmtohet pjesërisht në disa pjesë. Duhet ndërhyrje e menjëhershme për ta kthyer sërish të sigurt këtë segment që lidh pjesën e pedonales.

I frekuentuar këto kohë është e liqeni i Merhoit. Banorët të zonës dhe turistë nga qytete të ndryshme kalojnë ditët e nxehta në këtë plazh pa asnjë kosto.

“Me këto investime që janë bërë këtu në buzë të liqenit është bërë një gjë e bukur, ka plazhist vendas, dhe nga e gjithë Shqipëria sidomos nga Tirana. Është një mrekulli e natyrës”, ka thënë një qytetar.

“Është shumë bukur këtu dhe do i thoja të vinin të gjithë se është ujë i pastër”, ka thënë një nga frekuentueset e liqenit.

“Të vijnë e të lahen, e kalojnë një ditë shumë të bukur”.

Më i veçanti nga 84 liqenet e Belshit është edhe ai i Seferajt për historinë që mbart.

Nga gojëdhënat e banorëve të zonës, por edhe historisë që ka liqeni i Seferajt apo siç njihet ndryshe, liqeni i Afërditës, që ishte edhe perëndesha e Dashurisë, bijë e Zeuesit dhe Dianës hyjnesa e gjuetisë, zbriste çdo ditë në liqen, e që aty zgjidhje djalin më të bukur të zonës.

Në vitin 1974 liqeni i Afërditës u tha si pasojë e mungesës së reshjeve, në atë kohë u gjetën sende që mendohet se i përkisnin perëndeshën.

“Në 1974 pasi është tharë liqeni aty janë gjetur busti i Afrëditës dhe terrakota që hidheshin në nder të saj. Le të themi që kryeqendra ishte gradishta”, ka thënë ai.

Përgjegjësi i kulturës tregon për projektet që bashkia ka për fshatrat e Belshit që të jenë sa më të aksesueshme nga vizitorët.

“Po mundohemi të bëjmë dhe rrugë. Ato kryesoret i kemi të lidhur. Tani jemi futur nëpër fshatra. Që turisti të shkoj edhe tek toka e fshatarit nëse do të investojnë”.

Për të prekur nga afër bukuritë e kësaj treve nga kryeqytetit të duhen më pak se 60 minuta. Prezenca e mbi 84 liqeneve vjen si rezultat i përbërjes së veçantë gjeologjike të territorit, ku mbizotëron elementi karstik. Krijimi i tyre ndër shekuj ka ardhur si pasoje e formimit të gropave nga lëvizjet tektonike ose vullkanike të tokës. Liqenet përbëjnë 3% të territorit të përgjithshëm të Dumresë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews