Ballina Aktualitet POLLOG: S`KA ZJARRE AKTIVE – BËHET THIRRJE PËR KUJDES (VIDEO)

POLLOG: S`KA ZJARRE AKTIVE – BËHET THIRRJE PËR KUJDES (VIDEO)

ZJARRFIKËSIT E TETOVËS KANË PASUR DISA INTERVENIME

Edhe pse gjatë kësaj të diele dhe të hëne në rajonin e Pollogut ka pasur disa shpërthime të zjarreve në natyrë, megjithatë të njëjtit janë shuar në kohë dhe se situata paraqitet e qetë, thonë nga njësia teritoriale kundër zjarrit në Tetovë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dhe sot njësia territorial kundër zjarrit në Tetovë ka pasur disa intervenime, fillimisht është intervenuar në Shipkovicë e Brodec, në orët e pasditës është intervenuar në Grupçin, ndërkaq në orët e vonshme është intervenuar në Leshnicë të Epërme. Sot në orët e mëngjesit zjarrëfikësit kanë intervenuar në fshatin Lërcë. Uka Aliti, nga NJTKZ Tetovë apelon që të kihet kujdes maksimal në këtë kohë kur në vend mbizotërojnë temperature të larta.

UKA ALITI – NJTKZ – TETOVË

“Apeloj te qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm, mos të hedhin cigare të ndezura te kenë parasyshë gjithmonë në cdo shperthim zjarri të paraqiten në 193 dhe bahskërisht të na ndihmojnë që zjarret ti fusim në kontroll, ti lokalizojnë shpejtë që most ë marin përmasa të mëdha të kapin edhe objekte”.

Për momentin sic thotë Aliti, nuk ka zjarre aktive në rajonin e Pollogut, por se njësiti që drejton ai vëzhgojnë situatën në tërësi dhe në vecanti të një zjarri mbi fshatin Rahoviç të komunës së Sarajit në rast të përhapjes në territorin që mbulon ky njësit. /KlanMacedonia

@tn.lajmelokale
@tetovanews